Universiteti Fan Noli organizoi takimin kulturor Iran-Shqipëri, me temë filozofinë islame
Ditën e premte në datë 19 mars, departamenti i filozofisë të universitetit Fan Noli në qytetin e Korçës, një prej universiteteve më të rëndësishme në jug të Shqipërisë, organizoi takimin e zgjerimit të marrëdhënieve kulturore ndërmjet Iranit dhe Shqipërisë. Tema më e rëndësishme që u trajtua në këtë takim kulturor ishte promovimi i librit të filozofisë klasike perse, i cili pasqyron idetë dh mendimet e filozofëve iranianë. Gjithashtu u promovua edhe libri tjetër “Dritare në filozofinë e Lindjes”, botimi më i ri i fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi”.
17:42 - 19/04/2010 / Numër : 547747 / Numri i shikimeve : 174