Dita e leximit të tregimeve perse për fëmijë për fëmijët e qytetit të Beratit
Ditën e enjte në datë 15 prill, falë një bashkëpunimi të përbashkët ndërmjet fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi” me Bibliotekën e qytetit Berat, u organizua “dita e leximit të tregimeve për fëmijë me motive persiane, për fëmijët shqiptarë”. Në këtë aktivitet ku u lexuan disa prej tregimeve të librit “ Përralla të bukura për fëmijë” marrë nga letërsia klasike perse, morën pjesë nxënës të një shkolle nga qyteti i Beratit, të shoqëruar edhe nga prindërit dhe mësuesit e tyre. Ky libër është botim i fondacionit kulturor iranian “Saadi Shirazi”.
17:47 - 19/04/2010 / Numër : 547751 / Numri i shikimeve : 181