Ditën e martë më datë 18 maj, njëkohësisht me përvjetorin e lindjes së Omar Khajamit, poet, dijetar dhe shkencëtar i madh iranian, në ambientet e universitetit “Fan Noli” në qytetin e Korçës u organizua seminari me temë “Omar Khajami midis Fan S. Nolit dhe Hafiz Ali Korçës”.

Ky seminar u organizua nga Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Korçës.
Në këtë seminar morën pjesë kryetari i Bashkisë Korçë, ambasadori iranian, drejtori i Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”, përfaqësues të lartë të klerit fetar të qytetit si dhe një numër i madh studentësh, pedagogësh dhe të interesuar për kulturat e ndërsjellta shqiptare dhe iraniane.

Në këtë seminar u mbajtën rreth 12 kumtesa shkencore nga personalitete dhe studiues korçarë dhe të ardhur nga Tirana.