Ditën e mërkurë më datë 19 maj, në ditën e parë të aktiviteteve kulturore në kuadër të “Ditëve të Kulturës Iraniane në Fier”, Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” në bashkëpunim me Bashkinë Fier dhe drejtorinë arsimore të këtij qyteti organizuan një aktivitet argëtues për fëmijë ku u shfaqën katër pjesë teatrale, me motive nga përrallat perse të marra nga libri “Përralla të bukura për fëmijë”, botim i Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”.

Gjatë këtij aktiviteti për fëmijët u shpërndanë edhe libri “Përralla të bukura për fëmijë”, nga letërsia persiane.
