Ditën e mërkurë në datë 19 maj, me rastin e ditëve të kulturës iraniane në qytetin e Fierit, u organizua aktiviteti i dytë ditor i Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit.

Në këtë aktivitet i cili kishte për qëllim prezantimin e aktiviteteve të Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” në Shqipëri si dhe shpalosjen e aspekteve nga kultura iraniane, mbajtën fjalën e rastit z. Haxhi Kalluci, zv. Kryetar i Bashkisë Fier, z. Shahrouz Falahatpisheh drejtor i Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”, Naim Zoto gazetar dhe publicist i njohur, si dhe znj. Zana Numani, drejtoreshë e arsimit për qarkun Fier.
Për të pranishmit Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” dhuroi dy botimet më të fundit “Kultura në Iran” dhe “Shqiptar”.