Ditën e enjte në datë 20 maj në ditën e dytë të veprimtarive kulturore iraniane në qytetin e Fierit, u shfaq në ambientet e Liceut Artistik “Jakov Xoxa” për nxënësit dokumentari “Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi”. Kjo veprimtari u organizua në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Fier dhe Liceun “Jakov Xoxa”.


Në këtë aktivitet merrnin pjesë drejtori i shkollës së bashku me stafin mësimor, drejtori i Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” z. Shahrouz Falahatpisheh dhe përfaqësues të Bashkisë Fier. Në përfundim të dokumentarit, drejtori i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” z. Falahatpisheh theksoi se dokumentari që u transmetua i përshtatet profilit të shkollës artistike dhe paraqet rëndësi të veçantë për nxënësit e kësaj shkolle, në mënyrë që të njohin më mirë kulturën, artin dhe qytetërimin iranian.
Po ashtu në këtë aktivitet u promovua dhe u shpërnda për të pranishmit edhe libri “Një hyrje në Artin Islamik Pers”.