Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë dhe një qëllim
Të gjithë Atij duke iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është burrë nuk frikësohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor
Në dorë armët do t'i mbajmë
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend
Të drejtat tona ne s'i ndajmë
Këtu armiqtë s'kanë vend
Se Zoti vetë e tha më gojë
Që kombe shuhen përmbi dhè
Po Shqipëria do të rrojë
Për të, për të luftojmë ne