|
Himni "O Iran" lindi në vitin 1944 në shkollën e mesme ushtarake (sot akademia e oficerave), në prani të muzikantëve të shquar Iranianë. Poezinë e himnit e shkroi Husejn Gol Golab, profesor në Universitetin e Teheranit dhe është kompozuar nga një prej profesorëve më të dëgjuar të muzikës iraniane i quajtur Ruhullah Khaleghi. Kompozimit bazohet në një melodi e marrë nga muzika Bakhtiari, që karakterizohet nga një frymë heroike.
Kur u ekzekutua ky himn Irani vazhdonte të ishte nën pushtimin e trupave angleze, ruse dhe amerikane dhe lufta e dytë botërore ishte në vazhdim e sipër. Melodia dhe poezia e këtij himni provokoi ndjenjat kombëtare kundër të huajve, të cilët, në atë kohë ishin në krye të vendit, dhe iranianët treguan ndjenjat e tyre patriotike kundër të huajve, duke shënuar kështu goditjen e parë indirekte kundër ushtrisë së huaj e cila kishte ardhur e paftuar në Iran. Në ndryshim nga të gjitha veprat e tjera që lenë gjurmë me kalimin e kohës, "O Iran" e cila kishte nuancë të besimit monoteist të Iranianëve, shumë shpejt dhe që në ditën e parë të lindjes së saj u mirëprit dhe pati një përkrahje të madhe nga masat e gjera të popullit. Ashtu sikurse shkruan edhe Ruhullah Khaleghi në librin e tij, e kaluara e muzikës iraniane: Melodia e këtij himni, me gjithë ndikimin e saj, u bë shkas që Ministri i Kulturës të dërgojë në qendrën e zërit grupin e muzikantëve për të regjistruar himnin në një pllakë gramafoni, e cila transmetohej çdo ditë nga Radio Teherani. Që prej asaj kohe "O Iran" u shëndrua në simbolin kombëtar Iranian.
E veçanta e fjalëve të himnit qoftë nga pikamja e kuptimit dhe qoftë nga ajo e rrjedhshmërisë së poezisë, i krijoi mundësinë të gjithë grupmoshave që ta mësojnë përmendësh së paku strofën e parë të saj, sepse mund të thuhet, se kjo, është e vetmja poezi e mësuar përmendësh nga miliona iranianë. Shkrimi i këtij himni që është i përbërë tërësisht me fjalë perse, krahas mundësisë së ekzekutimit të saj pa instrumente muzikore, është bërë shkas që ky himn të këndohet në të gjitha qendrat mësimore, madje edhe në kopshte. Në ditët e sotme himni "O Iran", është ndër këngët më të bukura dhe më popullore të Iranit. Pas krijimit të Himnit në vitin 1944, kjo këngë për shkak të popullaritetit të madh që gëzon, është kënduar brenda dhe jashtë Iranit nga grupe të ndryshme muzikore. |