Monday, December 16, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2147228
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 17
 Totali i vizitorëve : 2527563
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.0000
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > * Irani "jo bërthamor" shfaqet në Durrës


  Printo        Dërgoja miqve

* Irani "jo bërthamor" shfaqet në Durrës

Gazeta Shqip: Irani "jo bërthamor" shfaqet në Durrës 
 

24 korrik 2008


Përmes një filmi dokumentar, kanadezët sjellin historinë fantastike të qytetërimit pers edhe në qytetin bregdetar


 


 Shtatë pamjet e një qytetërimi në zemër të Lindjes kanë ardhur mbrëmjen e së martës në kinemanë "Tinka Kurti" në plazhin e Durrësit përmes dokumentarit historik "Shtatë pamjet e Iranit" me regji të Farokh Rezaijan. Kjo nismë e fondacionit kulturor "Saadi Shirazi" solli para të interesuarve një kulturë pak të njohur në vendin tonë. Dokumentari pasqyron qytetërimin dhe kulturën e Iranit në shtatë periudha kohore, që nga shfaqjet e para të qytetërimit pers e deri në përfundim të periudhës së dinastisë Safavide. Dokumentari u prit mirë nga të pranishmit në sallë.


 


Rreth 70 dijetarë, ekspertë të famshëm nga e gjithë bota, përfshi profesorë të universiteteve të Nju Jorkut e Harvardit (SHBA), Kembrixhit (Britani e Madhe), Parisit dhe Romës, janë ftuar nga një kompani e njohur kanadeze, e specializuar për filmat dokumentarë për të rindërtuar dhe komentuar një nga themelet e qytetërimit botëror, historinë gati shtatë mijëvjeçare të persëve, Iranit të sotëm. Filmi dokumentar "Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi", realizim i "Sunrise Visual Innovations Ltd." (Kanada), falë bashkëpunimit mes fondacionit "Saadi Shirazi" dhe kinema "Imperial" shfaqet edhe për publikun shqiptar në Tiranë. Ky film dokumentar është vlerësuar nga kritika botërore si një nga më cilësorët për antikitetin lindor. Në filmin dokumentar "Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi" rindërtohen për herë të parë shumë aspekte të qytetërimit mahnitës të Iranit, duke përfshirë qytete antike të harruara dhe monumente të shkatërruara. Filmi përbëhet nga shtatë pjesë, duke paraqitur shtresa rikonstruksioni shumëngjyrëshe dhe të ndërlikuara, të mbivendosura mbi rrënojat aktuale arkitekturore të shumë qyteteve të rëndësishme e me famë botërore dhe monumenteve në Iran, të ngritura nga 4000 vjet para Krishtit deri në shekullin XVII pas Krishtit. Këtu është përpjekur të bëhet demonstrimi i gjallërisë së një kulture dhe dinamizmi i një qytetërimi, eksplorimi i një rajoni që zë një vend të rëndësishëm në historinë arkitekturore dhe atë të artit, po ashtu në fushën e estetikës dhe mendimit, një vend që s‘është njohur gjithmonë plotësisht.


2008/07/25    /    Numër : 525174    /    Numri i shikimeve : 865