Monday, December 9, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2146692
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 46
 Totali i vizitorëve : 2526733
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.4687
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Akademikët dhe anëtarët e redaksisë të revistës shkencore dhe kulturore "Perla" falënderojnë drejtorin e Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" për punën e tij pesë vjeçare


  Printo        Dërgoja miqve

Akademikët dhe anëtarët e redaksisë të revistës shkencore dhe kulturore "Perla" falënderojnë drejtorin e Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" për punën e tij pesë vjeçare

Ditën e premte më datë  18 korrik anëtarët e redaksisë së revistës shkencore kulturore "Perla", botim i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" organizuan një takim falënderimi për punën pesë vjeçare të drejtorit të Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" z. Reza Karami.
Takimin e çeli kryeredaktori i revistës "Perla" prof. dr Shaban Sinani i cili foli mbi seriozitetin dhe vëmendjen e z. Reza Karami lidhur me rritjen e nivelit shkencor të revistës "Perla" si një ndër revistat më serioze në spektrin akademik shqiptar.
Nga ana e tij z. Reza Karami arritjet ia dedikoi bashkëpunimit të ngushtë  reciprok midis Fondacionit Kulturor Saadi Shirazi me qendrat shkencore dhe akademike të Shqipërisë.
Z. Alibeman Ekbali Zarech i cili ishte i pranishëm në këtë takim mbështeti qëndrimin e prof. dr. Shaban Sinanit lidhur me mënyrën e punës të z. Karami në aktivitetet kulturore në Shqipëri dhe në drejtimin e revistës "Perla".
Anëtarët e redaksisë së revistës shkencore kulturore "Perla" me rastin e 5 vjetorit të z. Reza Karami në krye të Fondacioni Kulturor "Saadi Shirazi" i dhuruan atij një pikturë me imazhin e një prej lagjeve më të vjetra të qytetit historik të Beratit.
"Perla" është një revistë shkencore, kulturore dhe hulumtuese në fushat e Iranologjisë, Albanologjisë dhe marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve tona që botohet nga Fondacioni kulturor "Saadi Shirazi".


2008/07/28    /    Numër : 525294    /    Numri i shikimeve : 919