Saturday, December 14, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2147152
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 64
 Totali i vizitorëve : 2527439
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 0.7500
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Kryegjyshata Botërore Bektashiane nderon me titull "Mirënjohje" z. Reza Karami , drejtor i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi"


  Printo        Dërgoja miqve

Kryegjyshata Botërore Bektashiane nderon me titull "Mirënjohje" z. Reza Karami , drejtor i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi"

Ditën e hënë më datë 21 korrik, Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi një takim në nder të z. Reza Karami drejtor i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" me rastin e pesë vjetorit të tij në krye të këtij fondacioni.. Në këtë takim u shprehën nota falënderimi dhe mirënjohjeje për z. Karami, në kuadër të mbështetjes dhe vëmendjes ndaj myslimanëve bektashinj në Shqipëri dhe forcimit të lidhjeve ideore dhe shpirtërore ndërmjet dashamirëve të Ehli Bejtit (a.s) në Shqipëri.



Në këtë takim ishte i pranishëm Kryegjyshi Botëror Bektashian, hirësia e tij haxhi dede Reshat Bardhi dhe ambasadori i R.I të Iranit në Shqipëri shkëlqesi a e tij z. Alibeman Ekbali Zarech. Baba Reshat Bardhi shprehu dashurinë  dhe admirimin e tij për përpjekjet e z. Karami në promovimin e kulturës së Ehli Bejtit (a.s) në Shqipëri dhe me këtë rast në shenjë nderimi i dhuroi një titull "Mirënjohje" z. Karami.



Aty shkruhet: "I jepet Haxhi Reza Karamit për vlerat e shquara  në dialogun kulturor midis dy popujve tanë dhe përhapjen e frymës së Ehli Bejtit në mesin e bektashinjve shqiptarë."
Nga ana e tij në këtë takim z. Karami shprehu konsideratat e tij më të larta për udhëheqësin Botëror Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhin dhe vlerësoi lart përpjekjet e tij, në ngritjen dhe fuqizimin e pozitës së myslimanëve bektashinj shqiptarë si dhe forcimin identitetit të dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s) në Shqipëri. Sukseset e arritura, z. Karami ia dedikoi Ehli Bejtit (a.s) dhe ndihmesës së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Në këtë takim z. Karami i dhuroi Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit një tablo e endur në qilim ku në të ishte shkruar një ajet Kurani për ta vendosur në faltoren e Odeonit.



Nga ana e tij në këtë takim z. Alibeman Ekbali Zarch falënderoi Baba Reshat Bardhin, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve për organizimin e takimit në nderim të z. Reza Karami të cilin e konsideroi rezultat të marrëdhënieve shpirtërore të një niveli të lartë, që marrin shkas nga rrënjët historike fetare të myslimanëve bektashinj të Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit.


2008/07/28    /    Numër : 525295    /    Numri i shikimeve : 3270