Monday, December 9, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2146679
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 33
 Totali i vizitorëve : 2526720
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.1094
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Botimi i librit " Përralla për fëmijët e mirë"


  Printo        Dërgoja miqve

Botimi i librit " Përralla për fëmijët e mirë"

Fondacioni Kulturor "Saadi Shirazi" në kuadër të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve Iranit dhe Shqipërisë si dhe me qëllimin e zgjerimit të rrethit të lexuesve shqptarë, përktheu dhe botoi në shqip librin me përralla dhe rrëfenja "Përralla për fëmijët e mirë" të autorit Iranian Mehdi Azarjazdi.
Frymëzimi i përrallave të këtij libri autori e ka marrë nga letërsia klasike iraniane e cila është plot filozofi, fe dhe moral.
Redaktues i këtij libri për fëmijë është z. Gaqo Bushaka, nga autorët më të shquar shqiptarë për fëmijë.



Libri është i plotësuar me dy parathënie në hyrje të shkruara prej drejtorit të Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” z. Reza Karami dhe redaktorit të librit shkrimtarit të njohur për fëmijë Gaqo Bushaka. Në parathënien e z. Reza Karami drejtor i Fondacionit Kulturor "Saadi Shirazi" midis të tjerash thuhet:
“... Libri “Përralla për fëmijët e mirë”, që përmban rrëfenja dhe përralla nga letërsia klasike persiane të zgjedhura prej veprave; “Kalila dhe dimna”, “Gjylistani dhe Bostani”, “Masnavi” etj, është sjellë për lexuesin e vogël shqiptar me fjalë dhe shprehje të thjeshta e të kuptueshme, në mënyrë që bota e ngatërruar e të mëdhenjve të jetë e prekshme edhe për fëmijët…
…Në këtë libër çdo rrëfenjë ka një histori më vete, që zgjon kureshtjen e fëmijëve...
…Ky libër është një mesazh i ngrohtë i fëmijëve nga atdheu i paqes dhe i miqësisë Irani, për bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë. Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” uron që rrëfenjat dhe përrallat klasike persiane, të zgjedhura në këtë libër për lexuesin e vogël, të jenë një urë lidhjeje e njohjeje për brezin e ri shqiptar dhe një hap i sigurtë drejt forcimit të marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve mike, Iranit dhe Shqipërisë.”


Kopertina e këtij libri paraqet një pamje të fëmijëve shqiptarë e ilustruar nga një portret karakteristik i përrallave për fëmijë, me qëllim tërheqjen e  vëmendjes së fëmijëve të vegjël që në pamjen e parë.
Ky libër është përkthyer nga persishtja nga Elton Lila dhe Ledio Demolli.
Libri " Përralla për fëmijët e mirë" është botuar në një tirazh prej 1000 kopje nga shtëpia botuese " Ideart".



 


2008/07/28    /    Numër : 525297    /    Numri i shikimeve : 1594