Tuesday, December 10, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2146716
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 18
 Totali i vizitorëve : 2526760
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 0.8594
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > * “Qerbelaja”, ekskluzive


  Printo        Dërgoja miqve

* “Qerbelaja”, ekskluzive


Gazeta STANDARD- 10/08/2008  


VIOLETA MURATI


Fondacioni Kulturor “Sadi Shirazi” dhe Akademia e Shkencave bashkëpunojnë për të ribotuar poemën epike të Naim Frashërit, “Qerbelaja”. Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Naimit këto institucione në këtë ribotim mbështeten në argumentin e vëmendjes së madhe që ka pasur lexuesi. Ndërsa njihen disa ribotime radhazi të poemës. Në vitin 1996 ka qenë botim ekskluziv i shtëpisë botuese "Naim Frashëri". Në 2005-n është bërë një nga ribotimet e vëllimit poetik “Qerbelaja” i Naim Frashërit në shqip. Këtë vepër Naimi e shkroi në vitin 1898, në fillim në persisht dhe mandej në shqip. Poema që përmban 13.001 vargje i dedikohet tragjedisë së Qerbelasë dhe farefisit të Profetit Muhamed.
Rivjen në tregun e librit poema epike fetare e Naim Frashërit “Qerebelja”. E ribotuar disa herë ky botim ka argumentin ekskluziv lexuesin, si një libër mjaft i kërkuar në treg, për të cilin tani është kujdesur Fondacioni Kulturor “Sadi Shirazi” dhe Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Komitetin e Studimeve dhe Hulumtimeve të Asamblesë Botërorë të Ehli Bejtit, me rastin e organizimit të Kongresit të 8-të të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si dhe 100-vjetorit të vdekjes të Naim Frashërit.
Kjo poemë epike është krahasuar me “Iladën” shiite, ku tregon për konfliktin sunit-shiit, që u krijua brenda Islamit pas vdekjes së Muhamedit, kjo për shkak të rivalitetit për postin e kalifit, kreut të religjionit e të shtetit islam. Tek "Qerbelaja" N. Frashëri, përshkruan të gjitha betejat e asaj kohe midis shiitëve dhe sunitëve, duke i paraqitur të parët si engjëj ndërsa të dytët si djaj:«Më nj' an' ish imam Hyseni/Më an' tjatrë Jezit qeni/
Njër' ish djalë i Fatimesë/Tjatëri i Mavijesë/Hysejni kish at' Alinë/Jeziti kish' faqezinë/...Njëri ish' me Zotn' e vërtetë/Tjatëri ish djalli vetë». ("Qerbelaja", Vepra, vol. V). Në Shqipërinë e kohës, ku myslimanët ndaheshin në shiitë (bektashinj-i tillë ishte dhe vetë Naimi-si dhe disa sekte të tjera shiite), si dhe sunitë, flitet se kjo poemë nuk mund të perceptohej ndryshe veç si nxitje për luftë religjioze midis të dy palëve. Por kjo ishte dhe një aludim për të zhdukur në Shqipëri dasinë religjioze dhe të krijohej një "komb" kompakt. Prandaj Naimi futi fjalën arabo-osmane "komb" në gjuhën shqipe, sepse ajo shprehte edhe tiparin islamik të bashkësisë veç, atij etnik. Tek N. Frashëri, ideali i shqiptarizmit, lidhet me bektashizmin. Ai u drejtohet shqiptarëve: «Për Hasanë e për Hysenë/ Për ju e për mëmëdhenë/t' përpiqi nat' e ditë/Sa të dalëmë në dritë». (Qerbelaja). Ashtu si te poema tjetër e rëndësishme “Historia e Skëndërbeut” edhe këtu, tek “Qerebelaja”, Naimi u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkimin e dogmës fetare. Shembull tipik për këtë është poema "Qerbelaja" si dhe vepra të tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare. Kjo vepër si pasojë e kërkesave të shumta nga lexuesi shqiptar është ribotuar disa herë. Në vitin 1996 ka qenë botim ekskluziv i shtëpia botuese "Naim Frashëri". Në vitin 2005 është bërë një nga ribotimet e vëllimit poetik “Qerbelaja” i Naim Frashërit në shqip. Këtë vepër Naimi e shkroi në vitin 1898, në fillim në persisht dhe mandej në shqip. Poema që përmban 13001 vargje është cilësuar si një manifest i fondamentalizmit shiit.
Naim Frashëri ka punuar fillimisht si nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-77). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar në 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.
Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjëtoret e para", "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare “Qerbelaja”s etj. Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korçës" 1887 etj.), u këndoi me pasion mallit dhe bukurive tëvendit ("Bagëti e bujqësia") dhe bëri thirrje për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve"). Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria", një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema "Historia e Skënderbeut"qe një kurorëzim i veprës së tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkimin e dogmës fetare (në "Qerbelaja" dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).


2008/08/13    /    Numër : 525610    /    Numri i shikimeve : 4245