Tuesday, December 10, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2146713
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 13
 Totali i vizitorëve : 2526755
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.1719
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > * "Përralla për fëmijët e mirë”


  Printo        Dërgoja miqve

* "Përralla për fëmijët e mirë”


Gazeta STANDARD - 10/08/2008  


Përgatiti: Eneida Bitraj


Fondacioni Kulturor "Saadi Shirazi" me qëllimin e zgjerimit të rrethit të lexuesve shqiptarë, përktheu dhe botoi në shqip librin me përralla dhe rrëfenja "Përralla për fëmijët e mirë" të autorit Iranian Mehdi Azarjazdi. Frymëzimi i përrallave të këtij libri autori e ka marrë nga letërsia klasike iraniane e cila është plot filozofi, fe dhe moral.
Redaktues i këtij libri për fëmijë është z. Gaqo Bushaka, nga autorët më të shquar shqiptarë për fëmijë, i cili ka përgatitur edhe parathënien e librit. Libri "Përralla për fëmijët e mirë", që përmban rrëfenja dhe përralla nga letërsia klasike persiane të zgjedhura prej veprave; "Kalila dhe dimna", "Gjylistani dhe Bostani", "Masnavi" etj., është sjellë për lexuesin e vogël shqiptar me fjalë dhe shprehje të thjeshta e të kuptueshme, në mënyrë që bota e ngatërruar e të mëdhenjve të jetë e prekshme edhe për fëmijët. Në këtë libër çdo rrëfenjë ka një histori më vete, që zgjon kureshtjen e fëmijëve.
Kopertina e këtij libri paraqet një pamje të fëmijëve shqiptarë e ilustruar nga një portret karakteristik i përrallave për fëmijë, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së fëmijëve të vegjël që në pamjen e parë. Ky libër është përkthyer nga persishtja nga Elton Lila dhe Ledio Demolli. Libri "Përralla për fëmijët e mirë" është botuar në një tirazh prej 1000 kopje nga shtëpia botuese "Ideart".


 


2008/08/13    /    Numër : 525611    /    Numri i shikimeve : 1171