Monday, December 16, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2147224
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 12
 Totali i vizitorëve : 2527558
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.6719
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > TVSH transmeton disa herë dokumentarin televiziv “Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi”


  Printo        Dërgoja miqve

TVSH transmeton disa herë dokumentarin televiziv “Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi”


Pas mirëpritjes që i bëri publiku dhe mediat shqiptare shfaqjes së dokumentarit “Irani: Shtatë pamjet e një qytetërimi”, në kinemanë “Imperial”, gjatë muajit korrik në Tiranë. Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” ndihmoi në transmetimin e tij në televizionin publik shqiptar. Me këtë rast TVSH ka transmetuar tre herë radhazi këtë dokumentar.
Filmi dokumentar i titruar në shqip u transmetua në datat, 13, 14 dhe 15 shtator.


       



Pika më e rëndësishme e këtij dokumentari ishte mjeshtëria profesionale e prodhimit dhe e përmbajtjes së tij që shfaqi qytetërimin dhe kulturën e Iranit islamik, në shtatë periudha kohore që ishin fokusuar në këtë dokumentar. Dokumentari fillon që me ditët e para të shfaqjes së qytetërimit iranian deri në përfundim të dinastisë Safavide.
Dokumentari ishte i gjatë rreth 1 orë, ku ishin përdorur efekte speciale teknike e shoqëruar me shpjegime nga iranologët e njohur me famë botërore (iranianë dhe jo iranianë) shpjegimet e të cilëve bazoheshin mbi realitetin. Në përgjithësi duhet të themi që ky dokumentar është shumë tërheqës, i efektshëm dhe që nuk i humbet kurrë vlerat dhe, është një prezantues i denjë i Iranit në mbarë botën.
Ky film ka mundësuar që në sajë të një lidhje shumë të saktë të ngjarjeve historike mbi Iranin të mbështetura në fakte para dhe pas Islamit, me një shije të hollë, e prezanton popullin iranian të qytetëruar dhe përhapës të qytetërimit në të dyja periudhat historike, të shkencës, të kulturës dhe të shpikjeve të tyre për mbarë botën. Gjurmët e këtij qytetërimi janë të freskëta ende sot në botë dhe ka shërbyer si gur themeli i qytetërimit bashkëkohor.
Irani në vetvete mbart vlera të shumta si: produktiviteti i shkencës dhe i dijeve ne fusha të ndryshme, shpikjet e ndryshme, toleranca fetare, të drejtat e njeriut, higjiena publike etj. të cilat janë pjellë e qytetërimit pers shumë kohë para evropianëve. Të gjitha këto për opinionin publik botëror, rithuhen edhe njëherë nëpërmjet këtij dokumentari, i cili sërish pasqyron një pamje të një Irani potencialisht të fuqishëm për të krijuar qytetërime botërore në shërbim të njerëzimit.


2008/09/23    /    Numër : 527443    /    Numri i shikimeve : 938