Monday, December 9, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2146686
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 40
 Totali i vizitorëve : 2526727
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.1563
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Botohet libri “Teoria e Drejtësisë”


  Printo        Dërgoja miqve

Botohet libri “Teoria e Drejtësisë”






Këtë vit, njëkohësisht me 20 vjetorin e ndërrimit të jetës së imam Khomeinit (r.h), themelues i Republikës Islamike të Iranit, fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” botoi në gjuhën shqipe librin “ Teoria e Drejtësisë”.
Ky libër përfshin idetë dhe mendimet e ideologëve të ndryshëm botërorë, me një vështrim të veçantë rreth ideve të Imam Khomeinit (r.h). Këto ide, vijnë për lexuesin të shoqëruara me një studim krahasues dhe një këndvështrim të ri rreth konceptit të Drejtësisë.
Në parathënien e këtij libri të përgatitur nga z. Shahrouz Falahatpisheh, drejtori i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” thuhet: “Përdorimi i disa fjalë-nocioneve dhe kuptimet përkatëse kanë një histori të tyre, sa edhe shoqëritë më të vjetra. Këto koncepte kanë lindur njëkohësisht me fillimet e formësimit të shoqërive njerëzore dhe marrëdhënieve sociale.
Nisur nga fakti se drejtësia është një prej temave bazë të shkencave humane, madje edhe përtej saj, në jetën e  përditshme.Qysh herët kuptimi i saj ka ngjallur kureshtjen e mendimtarëve të rrymave të ndryshme ideologjike dhe shkencore.
Ndoshta në fundin e shekullit të 20-të dy rrymat kryesore ideologjike, marksizmi dhe liberalizmi, influencuan më tepër në konceptet e opinionit publik.

Mirëpo nga ana tjetër, në po atë kohë, pra rreth fundit të viteve 70-të, diku në një vend të botës lindi një rrymë e re pa prapashtesat “izëm”, që ishte karakteristike për rrymat ideologjike të kohës si Marksizmi dhe Liberalizmi. Kjo rryme e re ideologjike bazohej në sloganin “Jo Lindje, Jo Perëndim”, dhe ngrihej mbi idetë e Imam Khomeinit, të cilat çuan në themelimin e Republikës Islamike të Iranit.
Idetë dhe mendimet e Imam Khomeinit (r.h) bazoheshin në mësimet hyjnore të përziera me elementë të kulturës iraniane, përveç ndikimit që kanë pasur në ideologjinë politike, kanë pasur një ndikim të madh edhe në shumë sfera të tjera në veçanti atë kulturore dhe sociale duke pasqyruar një përcaktim të pavarur dhe të ndryshëm nga dy rrymat ideologjike të mëparshme.
Kjo lloj ideologjie ndikoi edhe në shpjegimin e drejtësisë  dhe konceptit të saj në tërësi.
Prandaj, për hir të njohjes të këtij koncepti është pritur gjithnjë ngrohtësisht nga opinioni publik botëror, por kësaj here ndryshe nga ai imazh që kishte bota.
Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” ka mundësuar botimin dhe përkthimin e librit “Teoria e Drejtësisë”, ku pasqyrohen idetë dhe opinionet e mendimtarëve më të mëdhenj të kësaj fushe. Veçori e këtij libri është se krahas opinioneve të ideologëve të ndryshëm,  drejtësia konceptualisht shikohet në një këndvështrim të ri sipas ideve të Imam Khomeinit (r.h), duke krijuar kështu për lexuesin një portret tjetër të drejtësisë, që ndoshta deri më sot nuk është shikuar në këtë mënyrë.
Libri aktual paraqitet me një strukturë tematike shkencore dhe të dokumentuar i cili mund të shërbejë si një ndër librat referentë të diskutimeve në fushën e drejtësisë në qarqet universitare.”


 


2009/06/11    /    Numër : 536562    /    Numri i shikimeve : 1314