Monday, December 16, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2147220
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 8
 Totali i vizitorëve : 2527554
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.4218
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Organizohet në Shqipëri Seminari me temë “ Teoria në këndvështrimin e Imam Khomeinit (r.h)”


  Printo        Dërgoja miqve

Organizohet në Shqipëri Seminari me temë “ Teoria në këndvështrimin e Imam Khomeinit (r.h)”

Ditën e mërkurë më datë 3 qershor, në ambientet e hotel Tirana International, fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” organizoi një seminar shkencor-kulturor me temë “Drejtësia në këndvështrimin e Imam Khomeinit (r.h)”.



Ky aktivitetet shkencor u zhvillua me rastin e 20-të vjetorit të vdekjes të Imam Khomeinit (r.h).
Në këtë seminar ishin të pranishëm ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, shkëlqesia e tij z. Alibeman Eghbali Zarech, z. Shahrouz Falahatpisheh, drejtori i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”, profesorë universitetesh, figura të larta udhëheqëse të klerit mysliman shqiptar, anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si dhe shumë dashamirës të Imam Khomeinit (r.h). Në fillim u shfaq dokumentari me titull “Imam Ruhullah Khomeini (r.h)”.



Ky film dokumentar prej 30 minutash shpalosi momentet me të spikatura të jetës së Imam Khomeinit (r.h).
Në pjesën shkencore të këtij seminari u mbajtën dhe disa fjalime shkencore.



Fjalimin e parë e mbajti ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, z. Alibeman Eghbali Zarch i cili e prezantoi imam Khomeinin (r.h) si arkitekt të Republikës Islamike të Iranit. Ai gjithashtu foli edhe për rolin kyç të Imamit në udhëheqjen e  Revolucionit Islamik të Iranit, veçoritë e tij si burrë shteti dhe ndikimin e tij jo vetëm te populli iranian por edhe në zgjimin e islamit në rang botëror.



Z. Eghbali Zarch foli edhe mbi vizionin e gjerë dhe largpamës të Imam Khomeinit (r.h), dhe dijeninë e tij mbi realitetin botëror. Ai u ndal në mesazhin që imam Khomeini i dërgonte Gorbaçovit, ish kryetarit të Bashkimit Sovjetik, të cilin e paralajmëronte për përmbysjen e regjimit komunist.
Në vazhdim fjalën e mori dr. Bedri Bylyku, i cili foli rreth personalitetit dhe jetës të Imam Khomeinit (r.h), dhe u ndal te drejtësia në këndvështrimin e Imam Khomeinit (r.h).



Në fjalimin e tij ai preku dhe progreset kulturore, shkencore dhe ekonomike që ka shënuar Republika Islamike e Iranit.
Më tej e mori fjalën drejtori i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”, z. Shahrouz Falahatpisheh. Ai u ndal në idetë e Imam Khomeinit (r.h) dhe rolin e tyre në ballafaqimin me idetë e tjera të përhapura në fundin e shekullit të 20-të dhe prioritetin kuptimor të këtyre ideve mbi idetë e tjera. Ai u ndal në konceptin e drejtësisë nga këndvështrimi i Imam Khomeinit (r.h) të krahasuara me idetë e tjera botërore. Z. Falahatpisheh idetë e Imam Khomeinit i cilësoi si huazime nga mësimet hyjnore dhe të përziera me elementë të kulturës iraniane, të cilat përveçse në arenën politike kanë influencuar ndjeshëm edhe në shumë fusha të tjera si në ato kulturore dhe sociale.



Këto ide shprehimisht ishin të pavarura dhe dalloheshin nga dy rrymat e tjera ideologjike relevante botërore, pra marksizmi dhe liberalizmi. Kjo ideologji la gjurmët e veta edhe në interpretimin e drejtësisë dhe hapësirës kuptimore të saj. Ai në fjalimin e tij revolucionin islamik iranian e cilësoi si revolucionin më të madh social të shekullit të kaluar, i cili para se të ishte një revolucion kuptimisht politik, ishte revolucioni me konceptin e ndryshimeve të mëdhaja të vlerave dhe kulturës dhe shprehës i interpretimeve të reja të koncepteve ekzistuese në fushën e kulturës dhe komunitetit. Nga programet e  tjera të këtij seminari , ishte edhe promovimi i librit të ri të botuar në gjuhën shqipe me titull “ Teoria e Drejtësisë” i cili pasqyron midis të tjerash edhe  idetë dhe mendimet e Imam Khomeinit (r.h), rreth këtij koncepti.
Ky libër u botua me mbështetjen e fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”.
Ndërkaq fjalën e fundit në këtë takim e mbajti prof. Gjergji Sinani, prof. i filozofisë në Fakultetin e Filozofisë të universitetit të Tiranës.



Ai dha shpjegime të hollësishme mbi teorinë e drejtësisë të cilat ishin trajtuar nga filozofët më të mëdhenj të kësaj fushe, Sokrati dhe Platoni, me qëllim që të kuptohen qartë dhe të pranohen idetë e Imam Khomeinit (r.h) rreth drejtësisë dhe interpretimit të denjë që i ka bërë ai këtij koncepti. Deklaratat e imam Khomeinit lidhur me drejtësinë, ai i konsideroi si një kuptim të ri i cili përshkruan hapësirën e drejtësisë, në atë mënyrë që lexuesit e këtij libri nuk kanë parë më parë një interpretim të tillë të drejtësisë.


2009/06/11    /    Numër : 536564    /    Numri i shikimeve : 1883