Tuesday, December 10, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2146727
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 32
 Totali i vizitorëve : 2526774
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 1.2812
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Botohet në shqip libri “Një hyrje në Artin Islamik Pers”


  Printo        Dërgoja miqve

Botohet në shqip libri “Një hyrje në Artin Islamik Pers”

Libri” Një hyrje në artin islamik pers”, me autor dr. Mahnaz Shajestehfar, është përkthyer në shqip dhe botuar së fundmi nga fondacioni kulturor Iranian “Saadi Shirazi”. Ky libër i botuar me ngjyra dhe me dhjetëra foto nga arti iranian islamik të cilat hanë paraqitur në formë të plotë dhe që tregojnë marshin e formësimit të artit të tokën iraniane në formë shumë shprehëse dhe e ilustruar me foto shumë të bukura.
Libri “Një hyrje në artin islamik pers”, kopertina e të cilit flet qartë për përmbajtjen e këndshme të kësaj vepre. Libri përmban 100 faqe dhe është botuar në një tirazh prej 1000 kopje nga shtëpia botuese serioze “Ideart”.



Në parathënien e librit, përgatitur nga Z. Shahrouz Falahatpisheh, drejtor i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” thuhet:
” Në përcaktimin e fjalës “art”, ashtu sikurse edhe për përcaktimin e fjalëve të tjera, duhet pasur parasysh se në formën e cilës paradigme kulturore, sociale apo politike vështrohet. Mund të vihen re sfera konceptuale të llojllojshme dhe nganjëherë plotësisht të ndryshme nga njëra-tjera.
Krijimi i bukurisë mbi bazën e forcës së diturisë, ftesa drejt lumturisë, kënaqësisë dhe pasionit objektiv, përpjekjet për të krijuar bukurinë dhe botën ideale, manifestit të Zotit në  forma bukurie, apo formësimit të përvojave të njeriut të cilat të falin kënaqësi kur i vështron, të gjitha këto janë aspekte nga larmia e përdorur në përcaktimin e fjalës “art”.
Por nëse do dëshirojmë që nga ky kompleks elementësh ekzistues, të bëjmë një përcaktim relativisht më të përgjithshëm dhe më të pranueshëm për pjesën dërrmuese të  fraksioneve të ndryshme ideologjike dhe artistike, atëherë artin mund ta përkufizojmë si një aktivitet human, në të cilën njeriu me qëllim dhe dijeni dhe, me ndihmën e sinjalistikës aparente, ia transferon të tjerëve ndjesitë e veta të eksperimentuara, në mënyrë që edhe këta njerëz të tjerë të shijojnë përvojën e këtyre ndjesive dhe të ecin në rrugën e ndjesisë dhe imagjinatës nga ku ka kaluar edhe artisti. Në këtë përcaktim, arti nuk është vetëm element për të arritur kënaqësinë, por një element ndërlidhjeje me njerëzit, që ka për qëllim arritjen e lumturisë individuale dhe sociale të njeriut.
Në bazë të këtij vështrimi, paraqitet një ekspoze e tre faktorëve; vetëdija, humanizmi  dhe imazhi i synimshëm i artit, të cilin mund ta konsiderosh një art human.
Përmendja e këtyre detajeve u bë e domosdoshme, që të bëhet e mundur që duke u bazuar në ato që u thanë më sipër dhe atyre që do të thuhen në vijim të kësaj ligjërate, për lexuesin e këtyre rreshtave paraqesin një tregues të artit iranian dhe shpirtit të maskuar në të, i cili i përgjigjet përcaktimit të mësipërm.
Arti iranian i ka rrënjët e veta te historia dhe kultura mijëra vjeçare e Iranit dhe, për këtë arsye arti mund të konsiderohet pasqyra me pamje të plotë e kësaj kulture dhe mbase mund të konsiderohet si treguesi më shprehës i kulturës iraniane.
Kulturë e cila në rrugën historike të formësimit, zhvillimit dhe ndryshimeve të veta dhe në harmoni me kulturat e tjera, ka qenë edhe e ndikuar prej tyre, por në mënyrë më të spikatur ka ndikuar tek ato. Në atë mënyrë që gjithnjë në këtë rrugë ia ka dalë mbanë  dhe është paraqitur para të tjerëve si një kulturë simbol me elementët e saj të veçantë.
Në këtë mes, hyrja e fesë të ndritshme islame në trojet iraniane, konsiderohet si ngjarja më e madhe historike për studimin e kulturës dhe qytetërimit iranian, po ashtu edhe të artit iranian. Kështu që prej kësaj kohe, në pjesën më të madhe të qarqeve shkencore, studimet që kishin të bënin me fushat e iranologjisë u kategorizuan në dy etapa, para islamike dhe pas islamike.
Por, këtu një fakt që meriton vëmendje dhe paraqet vlera për tu studiuar nga studiues dhe njohës të shumtë të kulturës, është se kultura islame nga njëra anë për shkak të frymës hyjnore dhe përmbajtjes humane të saj, depërtoi me shpejtësi në pjesën më të madhe të kulturës së Iranit antik. Nga ana tjetër, në sajë të bashkëjetesës dhe asimilimit me të dhe, përfitimit nga përvoja e qytetërimit iranian, formësoi kulturën produktive Iraniane Islamike, që zotëron novacione dhe kreativitet të ri në të gjithë spektrin kulturor.
Për këtë arsye, deri më sot kurdoherë që është folur për kulturën iraniane, nga njëra anë në formë të institucionalizuar dhe shumë aktivë janë të kristalizuar elementët e fesë islame, ndërsa nga ana tjetër studiuesit e shikojnë atë si një kulturë të veçantë.
Në këtë mes nëngrupimet e kësaj kulture, midis të cilave edhe arti, përfituan nga përzierja kulturore duke u zhvilluar në mënyrë të veçantë. Në vazhdë të së cilës historia botërore e artit, në veçanti pas shekullit të 9-të, jemi dëshmitarë të krijuesshmërisë rezultative të iranianëve, e cila zbulon një koncept të ri si në evoluimin konceptual të artit ashtu edhe në përdorimin e krijimit artistik duke i dhënë një formë dhe imazh të ri në skenën artistike botërore.
Marrë shkas nga fakti që në kuadrin e marrëdhënieve ndërkulturore midis shteteve, arti mund të quhet një lloj gjuhe e të menduarit, ku nëpërmjet këtij sistemi gjuhësor mund ti përkushtohemi një pjese të konsiderueshme të realiteteve kulturore të shoqërive të ndryshme.
Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” në kuadër të zhvillimi të veprimtarive kulturore, me qëllim për të ndihmuar në njohjen reale dhe të saktë të kulturës iraniane islamike, tashmë është duke prezantuar një tjetër element të rëndësishëm të kulturës iraniane, pra artin e këtij vendi. Me këtë qëllim u përgatiti për lexuesit shqiptarë libri me titull “Një hyrje në artin islamik pers”.
Ky libër bën një prezantim të rrjedhës historike të artit në Iran, që fillon nga koha e Iranit antik, vazhdon me periudhën islamike dhe vijon deri në ditët tona, periudha të cilat janë të shoqëruara me informacione dhe dokumente të plotë. Në këtë libër gjithashtu është vënë në dukje ndikimi i artit pers në vendet e tjera të botës.
Shpresojmë që botimi i këtij libri, që bëhet në vazhdë të forcimit të miqësisë midis dy popujve të Iranit dhe të Shqipërisë, të ketë çelur një horizont të ri në këtë itinerar.”


 


 


2009/07/21    /    Numër : 537766    /    Numri i shikimeve : 1055