Monday, December 9, 2019
Home|Iran|Islam|Persian Language|FAQ|Contact Us|Links|Sitemap
Login
Emri i përdoruesit :   
Fjalëkalimi :   
 
Captcha:
[Antarësim]
Vote
Votimi është jashtë funksionit
Visitors` Statistics
 Vizitor i kësaj faqe : 2146691
 Numri i viziorëve të ditës së sotme : 45
 Totali i vizitorëve : 2526732
 Vizitorët online : 1
 Koha e vizitës : 0.9844
i zgjedhur

..
.
.
.
.
معرفي فصلنامه پرلا
.
آموزش آنلاین زبان فارسی
..

Clock
News > Jeta dhe vdekja, tre net në Romanin iranian


  Printo        Dërgoja miqve

Jeta dhe vdekja, tre net në Romanin iranian

Letërsia iraniane vjen për herë të parë në Shqip.


Romani titullohet “Shah me Makinën e Kiametit” (Shatranj ba Mashin-e Qiamat) i shkrimtarit të mirënjohur iranian Habib Ahmadzadeh.
Tre ditë dhe tre net të mbushura me episode të jetës dhe vdekjes, të shkatërrimeve dhe të mbijetesës, të dashurisë dhe urrejtjes shpalosen në këtë roman, që merr shkas nga lufta tetëvjeçare midis Iranit dhe Irakut pas sulmit të forcave të këtij të fundit më 22 shtator 1980.


     


Romani vjen në shqip me ndihmën e fondacionit “Saadi Shirazi” dhe është përkthyer nga diplomati e gazetari Genc Mlloja
Në formën e një ditari. një basixhi (Basiji – në persisht do të thotë vullnetar paraushtarak) dëshmon për aspekte nga më të ndryshmet të përvojës së tij në mbrojtjen e Abadanit, qytetit ku ishte lindur dhe që ndodhej nën rrethim ushtarak.
E veçanta e kësaj vepre është se autori e trajton historinë e luftës Iran-Irak jo me gojën e udhëheqësve, gjeneralëve apo zyrtarëve, por nëpërmjet njerëzve të thjeshtë, të atyre që u sulmuan dhe u mbrojtën, që i përjetuan dhe i vuajtën drejtpërdrejtë pasojat tragjike të saj.
Në parathënien e variantit anglisht përkthyesi i “Shah me Makinën e Kiametit”, Paul Sorachman, vë në dukje se ky roman nuk përmban “mirupafshim” me lot ose kthime në shtëpi të gëzueshme dhe po ashtu nuk përshkohet nga fryma e ethshme e patriotizmit fanatik. Ai që dallon prej shumë memuareve dhe librave të shkruara për këtë luftë, është kompleksiteti i tri personazheve kryesore të tij. Personazhet e tij si Basixhi, Xhiti dhe Inxhinieri janë amalgama komplekse të fajit dhe pafajësisë, naivitetit dhe mashtrimit, të të shenjtës dhe të pafesë.
Teksa historia shpaloset, këto personazhe fitojnë gjurmë që lejojnë t’i lidhësh ato me figura me traditat e besimeve çifute, kristiane dhe myslimane. Marrëdhëniet midis tyre ndryshojnë teksa ata e njohin më mirë njëri-tjetrin. Dora-dorës armiqësia dhe dyshimi i lëshojnë rrugë tolerancës dhe besimit.
Sipas, Shahrouz Falahatpisheh, drejtor i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”, botimi i “Shah me Makinën e Kiametit”Nisma e Fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” në përgatitjen dhe botimin e këtij libri për shoqërinë dhe lexuesit shqiptarë shënon një përpjekje të suksesshme, duke ofruar një referencë me vlera për prezantimin e parë të romanit modern iranian.


 


2009/10/21    /    Numër : 541170    /    Numri i shikimeve : 1002