News > Promovohet libri “Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre”
Printo Dërgoja miqve
Promovohet libri “Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre”
Ditën e mërkurë më datë 21 prill, me rastin e kremtimit të ditës së poetit pers Saadi, fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi” në Tiranë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë promovoi librin me titull “Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre”. z.Shahrouz Falahatpisheh, drejtori i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” në fjalën e tij të mbajtur në këtë aktivitet theksoi se viti 2010 i shpallur nga Unesco si viti ndërkombëtar i afrimit të kulturave, është një rast i mirë për të gjithë popujt që të gjithë potencialin e tyre kulturor ta venë në shërbim të forcimit të miqësisë dhe njohjes sa më mirë të njëri-tjetrit. Në vazhdim të fjalës së tij, z.Falahatpisheh duke vënë theksin në të përbashkëtat kulturore dhe reale midis dy vendeve Iranit dhe Shqipërisë, botimin e këtij libri e cilësoi si dokument shkencor dhe me vlerë që i shërben forcimit të miqësisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve tona, si një indikator të kulturës iraniane në Shqipëri dhe një hap drejt realizimit të idesë së Unescos në afrimin e kulturave nga teoria në praktikë. Vlen të theksohet se libri i persizmave në gjuhën shqipe përmbledh 700 fjalë me origjinë nga gjuha perse dhe paraqet interes për qarqet shkencore dhe hulumtuese të Shqipërisë.
12:56 - 28/04/2010 / Numër : 548146 / Numri i shikimeve : 1590